‘BBC’ lë pas yjet e Anglisë, e vlerëson futbollistin e Kosovës si më të mirin e ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Kombëtarja angleze mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën nga gjysmëfinalisti i Kupës së Botës me rezultat 5:3 në Southampton.

Përkundër humbjes, Kosova bëri një paraqitje dinjitoze derisa mori vlerësim maksimal nga të gjithë.

Image

Valon Berisha ishte ylli i Kosovës mbrëmë, derisa realizoi dy gola në portën e Jordan Pickford.

Kurse një gol tjetër te Kosova i takoi edhe Vedat Muriqi, i cili shënoi nga pika e bardhë për 5:3.

Pas ndeshjes, mediumi britanik “BBC” ka publikuar notat e futbollistëve, derisa shihet se Valon Berisha është futbollisti me notën më të lartë.

“BBC” e vlerëson futbollistin e Lazios me notën 7.54, derisa pas tij vjen Jadon Sancho i Borussia Dortmundit me 7.32.

Image