Bayerni i Mynihut përmbys gjithçka dhe kualifikohet në 8 skuadrat më të mira të Europës. Kur dukej se bardhezinjtë e Juventusit do të triumfonin në ‘Alianz Arena’ në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, bavarezët barazuan në limitet e kohës së rregullt, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Skuadra e Alegrit nuk mundi të bëjnë asgjë përballë një Bayerni krejt tjetër në dy pjesët e dyta shtesë.
Fillimisht, Myler Barazoi në mitën e 90′, ndërsa Alkantara kaloi gjermanët në avantazh 3-2. Goli final u realizua nga Koman dy minuta më pas, duke çuar vendasit në çerekfinale.
Në pjesën e parë Juventus kishte surprizuar gjermanët e Bajernit të Munihut duke fituar 0-2. Pogba kaloi bardhezinjtë në avantazh me golin e realizuar që në minutën e pestë, ndërsa Cuadrado dyfishio rezultatin në minutën e 28′.
/Gazeta Sheshi/