Bayern Munich u’a ndalon lojtarëve fotot dhe autografët me tifozët, shkak koronavirus

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka marrë masat për të parandaluar koronavirusin te klubi i tij.

Përmes një komunikate, klubi gjerman ka treguar se bazuar në rekomandimet e repartit mjekë rekomandimet e repartit mjekësor të klubit po ndërmirren masat e duhura për futbollistët.

FC Bayern Munich këshilloi lojtarët që të mos japin autografe e as fotografi e selfie me tifozët në seancat stërvitore dhe në ndeshje.