Bayern-Muller, e pabesueshme por e vërtetë

142

Merkato e kësaj vere ka dhuruar disa çmenduri teksa protagonistja kryesore ka qenë Juventusi me blerjen e Higuain për 90 milionë euro, dhe thuajse ka shitur zyrtarisht Pogbanë për 125 milionë euro.

Te Bayerni gjithsesi nuk tremben aspak nga shifrat e jashtëzakonshme. Po, pikërisht drejtuesit e skuadrës kampione të Gjermanisë, kanë pranuar se ka mbërritur një ofertë zyrtare mbi 100 milionë euro për gjermanin Thomas Muller.

Këtë e ka pranuar prej kohësh Karl-Heinz Rummenigge, kryetari i bordit mbikëqyrës të klubit të rekordeve, por sërish e theksoi në një intervistë të fundit për gazetën gjermane “Bild”.

“Nëse do të pranonim ofertën e Manchesterit, do të kishte qenë një transferim që do të thyente çdo rekord botëror, por as që na shkoi nëpër mend ta bënim këtë. Fakti që rinovuam me çdo lojtar që donim ishte fitore më e madhe se çdo blerje që mund të realizonim”, – u shpreh numri 2 i Bayernit.