Disa materiale të pazakonshme janë duke u shndërruar në bateri ashtu që ne të mund të gjejmë mbështetje në energjinë e ripërtëritshme.

 

Kur era të mos fryejë më dhe kur turbinat të ngadalësohen, do të na duhet të mbështetemi në rezervat e qymyrit nxjerrjen e energjisë. Kjo situatë e paparashikueshme na e vën të vështirë të mbështetemi në burmet e ripërtëritshme për furnizim konstant me energji. Ruajtja e energjisë është njëra nga zgjidhjet, por bateritë tradicionale të cilat mund të ruajnë sasi të mëdha të energjisë janë shumë të shtrenjta. Prandaj kompania Portland General Electric i ka kthyer sytë nga akulli. Kjo kompani së shpejti do të fillojë një pilot program i cili përdor akullin për të ruajtur energjinë e marrë nga turbinat e erës, atëherë kur ato prodhojnë energji me tepricë.

Kjo është vetëm një zgjidhje inovative e një problemi në rritje e sipër. Vitin e kaluar, në Kaliforni është aprovuar ligji i cili i obligon kompanitë shtetërore të energjisë që, deri në vitin 2020, të krijojnë ruajtës të energjisë me kapacitet prej më shumë se 1.3 gigavatësh.

Bateritë e litiumit mund të duken si zgjidhje. Këto bateri janë rezultat i një teknologjie të arrirë. Drejtuesi Elon Musk veq i ka bërë të njohura planet e saj për të shpenzuar 2 miliardë dollarë në një “Gigafactory” për prodhimin e sasive të mëdha të këtij lloji të baterive për kompaninë e tij të makinave elektrike Tesla Motors. Por, ndonëse këto bateri janë shumë të mira për makinat sportive elektrike, ato as nuk janë të lira e as nuk janë mjaft fleksibile për të qenë në gjendje të përballojnë barra skajshmërisht të ndryshme të rrjetit të ruajtjes së energjisë.

 

Zgjidhja e PGE-së me akull e cila është një qasje termike ndaj rrjetit të ruajtjes së energjisë, është zhvilluar nga një kompani e quajtur Eksergjia e Aplikuar. Kjo teknikë shfrytëzon një pompë ngrohjeje e cila vihet në lëvizje nga teprica e energjisë së erës ose e paneleve solare për të ftohur ujin dhe për ta kthyer atë në llucë akulli e cila, më pas, grumbullohet dhe ruhet. Ky akull futet nga ana tjetër e pompës për të thithur energjinë duke vënë kështu në lëvizje, ndërsa shkrihet, turbinën. Shfrytëzimi i nxehtësisës së humbur nga një rezervat qymyri për të vënë në lëvizje pompën ngrohëse do të thotë se 80% e energjisë e cila është ruajtur në akull mund të rikthehet.

 

Kompania “Sistemet për Ruajtjen e Energjisë” e cila gjendet poashtu në Portland, është duke shfrytëzuar bateritë të cilat përmbajnë një solucion të hekurit dhe ujit. Elektriciteti ruhet në sistem duke mbledhur jone të hekurit me tepricë elektronesh. Kompania po planifikon të vendosë një bateri nga jonet e hekurit në një vreshtë vendore për t’i ndihmuar vreshtarëve të balancojnë energjinë e tyre në mënyrë më efektive dhe të nxjerrin maksimumin nga panelet e tyre solare dhe turbinat e erës.

 

Një material edhe më i njohur për ne – xhami, po shfrytëzohet gjithashtu për ruajtjen e energjisë. Shkencëtarët kanë zhvilluar një xham me bazë fosfati me pikën të shkrirjes mjaftueshëm të ulët sa për ta kthyer atë në një medium për ruajtjen e energjisë. “Ne jemi duke e zhvilluar një xham i cili mund të tërhiqet sikur të ishte një masë likuide”, thonë udhëheqësit e kompanisë. Ai ka një rregull viskoziteti të një magnitude më të ulët se xhami tradicional i dritares dhe i cili, në temperaturën prej 400 gradësh, arrin një viskozitet sikur të mjaltit”. Xhami mund të fryhet aty ku nevojitet energjia. Kur të ftohet dhe të forcohet, ai e liron nxehtësinë e cila e vë në lëvizje një turbinë me avull për të krijuar elektricitet.

 

Kompania po planifikon të instalojë një version pilot në një impiant alumini. Sistemi i xhamit për ruajtjen e energjisë do të riciklojë energjinë e humbur nga procesi i shkrirjes me qëllim të rritjes se efiçiencës së energjisë. Kris Dieterle, një analist i energjisë në PGE, ka thonë se këto bateri të reja janë shumë premtuese për trajtimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme. Ligji i aprovuar në Kaliforni i ka ndërruar rregullat e lojë dhe kjo, kanë thënë drejtuesit e kompanisë “çon mesazhin tek secili se kjo kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se nevojitet të bëhen disa zbulime”.