Batatina zbulon arsyet e disfatës ndaj Trepçës ’89

1370

Llapit i ka hasur ‘sharra në gozhdë’ derisa është mposhtur në udhëtim te Trepça ’89 (1-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i kësaj skuadre, Tahir Batatina, ka potencuar pas ndeshjes se skuadra e tij nuk e kishte ritmin dhe energjinë e duhur për këtë përballje, pasi që kanë dhënë shumë në duelin ndaj Gjilanit.

“Kur nuk realizon e pëson. Kjo na ndodhi neve në këtë takim, pasi që i kishim dy mundësi të mira në pjesën e parë të lojës. Nuk i shfrytëzuam, më pas na erdhi ndëshkimi. Skuadra nuk ishte e njejtë sikurse në ndeshjen ndaj Gjilani për shkak të lodhjes. Nuk e patëm freskinë dhe energjinë e duhur për ta fituar këtë ndeshje. Megjithatë, duhet të mbetemi të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët në këtë takim”, theksoi Batatina.

Llapi mbetet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare me 23 pikë.

Kjo është gjendja momentale:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Drita 21 3. 48:26 45 Prishtina 21 4. 32:17 44 Gjilani 21 5. 35:13 41 Trepca 89 21 6. 21:21 31 Feronikeli 21 7. 23:29 28 KF Llapi 20 8. 23:18 24 Arberia 21 9. 24:26 23 Drenica 20 10. 18:25 22 FC Besa 20 12:28 20 20 13:46 7'

Në duelin e radhës, Llapi e pret në shtëpi Ballkanin.

/Gazeta Sheshi/