Batatina tregon arsyen e disfatës së thellë ndaj ‘Niklit’, ju tregoj përs e duam Evropën

556
Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapi

Llapi ka pësuar me rezultat të thellë ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 27-të dhe ka bërë hapa prapa në klasifikim, raporton Gaztashshi.com.

Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, pas ndeshjes tregoi arsyet përse skuadra e tij humbi me rezultat të thellë në këtë përballje.

“Pjesën e parë kemi dominuar gjatë gjithë kohës, në pjesën e parë kemi pasur dy raste të 100% që t’i realizonim dy gola dhe të ishim shumë të qetë. Për shkak të kushteve që janë në teren nuk kam udhëtuar me gjithë ekipin për shkak se vëmendja është në ndeshjen gjysmëfinale kundër Prishtinës. Djemtë e dhanë maksimumin edhe pse nuk është dashur t’i pranonim 4 gola për ndeshjen që kemi bërë”, deklaroi fillimisht Batatina.

Ai më pas ka folur gjithashtu edhe për objektivin madhor të Llapit këtë edicion.

“Objektivi jonë është Kupa e Kosovës. Emri i Prishtinës është i madh, e dijë që Prishtina ka super skuadër dhe është skuadër shumë e fortë. I dimi pikat e forta dhe te dobëta të Prishtinës. Do ta japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv ne ndeshjen e parë që të mundomi që ndeshjen e dytë të kalojmë në finale. Besoj në skuadrën time, kam një skuadër që e duan Evropën. Por, gjithmonë duhet vlerësuar Prishtina. Përparësija jonë është se fokusi është vetëm në kupë, kurse Prishtina është duke luftuar në dy frone”, përfundon Batatina.

Llapi mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 33 pikë.

Shiko tabelën:

May be an image of text that says 'TEAM 1. Drita MP 2. G PTS FC Ballkani 27 3. 42:20 58 Prishtina 27 4. 58:31 55 Gjilani 27 5. 45:17 54 Feronikeli 26 6. 24:25 37 KF Llapi 27 7. 34:24 34 Trepca 89 27 8. 36:39 33 Drenica 27 9. 27:38 32 Arberia 27 10. 23:36 30 FC Besa 27 29:43 27 26 19:64 10'

/Gazta Sheshi/