Batatina “thumbon” keq ish-trajnerët e Llapit!

Llapi e ka marrë fitoren e parë në pranverë, pasi që në shtëpi e ka mposhtur skuadrën e Feronikelit me rezultat 2-1, raporton Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, ka mbetur i kënaqur me pikët e arkëtuara në duel ndaj kampionëve në fuqi dhe se tregon objektivin e vërtetë të llapjanëve për këtë edicion.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe këtë e kemi ditur, pasi që kemi luajtur ndaj kampionit në fuqi. Kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe realizuam në momentin e duhur, por një pakujdesi në repartin e mbrojtjes, saktësisht në vendosjen e vijës së fundit na kushtoi me pranimin e golit. Në pjesën e dytë e nisëm ndeshjen në mënyrë ofansive dhe arritëm të realizonim edhe golin e dytë. Kjo fitore na jep qetësinë neve si skuadër dhe gjithashtu na mbanë në garë për objektivin tonë, i cili është pozita e dytë në renditjen tabelare”, deklaroi Batatina për “Super Sport Kosova”.

Tahir Batatina – kryetrajner i KF Llapit

Më pas tekniku llapjan ka ‘thumbuar’ në mënyrë indirekte të gjithë ish-trajnerët e Llapit, duke thënë se ata e larguan mentalitetin fitues nga “Zahir Pajaziti”.

“Kam biseduar me futbollistët gjatë gjithë javës dhe u kam shpjeguar që në ndeshjet në shtëpi duhet të jemi skuadër më e fortë. Duhet ta rikthejmë mentalitetin të cilim e kemi patur më herët, pasi që në periudhën që unë nuk isha trajner i Llapit gjërat dolën nga kontrolli. Tashmë po synojmë përsëri që ta rikthejmë atë mentalitet, të paktën në ndeshjet në “Zahir Pajaziti” të jemi një skuadër shumë e fortë”, përfundoi Batatina.

Llapi ka shtuar në konton e saj tre pikë të rëndësishme për të marrë qetësinë e kërkuar në mesin e tabelës. Tashmë skuadra e Llapit numëron 28 pikë, aq sa ka edhe Feronikeli që tashmë duket e dorëzuar në mbrojtjen e tillit.

Renditja e plotë tabelare:

TABELA: Tri skuadra ndajnë kreun me pikë të barabarta, dorëzohet Feronikeli!

/Gazeta Sheshi/