Batatina ngacmon Trepçën ’89: kjo është mënyra e vetme e tyre të dalin në Evropë

Stinori nuk ka mundur të fillojë më mirë sikurse me një ndeshje të Kupës, ndërmjet kampionit aktual të Kosovës, Trepça’89 dhe atij vjeshtor FC Llapi, që të mërkurën duelojnë mes vete në “Riza Lushta”, në kuadër të rrethit të katërt e Digitalb Kupës e Kosovës, shkruan Korneri.net.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur për Korneri.net, për këtë ndeshje duke pohuar se
skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht të kalojë tutje në këtë betejë. Ai pohoi se Llapi, nuk do të ketë presion pasi qëndron mirë në tabelë dhe presioni do të jetë te skuadra e Gugash Maganit, e cila evropën mund ta kërkojë vetëm nga ky kompeticion, ngase nuk e sheh si pretendet për titull në fund të kampionatit.

“Presim një ndeshje të fortë në Kupë, pasi luajmë ndaj kampionit aktual dhe ne i respektojmë për vet faktin që janë kampion. Por, në fushë nuk i llogarisim të tillë, por si çdo skuadër tjetër. Jemi pëtgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe me pak fat shpresojë të kalojmë tutje dhe të tregojmë se jemi një skuadër që zhvillojmë ndeshje të forta. Do të luajmë pa presion sepse qëndrojmë mirë në kampionat, kurse presionin e
mbanë Trepça, ngase ky është i vetmi opsion për të dalur në evropë”, tha fillimisht Batatina.

Flet për pritshmërit e Llapit, për pjesën e mbetur të edicionit: “Pritshmërit e Llapit janë shumë të qarta dhe serioze ta mbrojmë pozitën e liderit dhe titullin e kampionit vjeshtor deri në ndeshjën e fundit, duke luftuar në çdo sekond të ndeshjes dhe ne çdo lojë prej ndeshje në ndeshje, duke dhënë 150% nga vetja si une së bashku me stafin dhe po ashtu lojtarët që janë akterët kryesor në fushë”, përfundoi tekniku llapjan.