Batatina: Lojtarët u ruajtën nga lëndimet, 89-shi fitoi me meritë

Llapi ka pësuar humbje të rëndë me rezultat të thellë 8-1 nga Trepça ’89.

Por edhe pse humbja ishte e thellë, trajneri i bardh e kaltërve, Tahir Batatina nuk është i shqetësuar.

Ai dha arsyen se futbollistët e tij u ruajtën nga lëndimet dhe nuk u angazhuan shumë në këtë takim.

“Ne i ruajtëm disa lojtarë dhe nuk i inkuadruam në ndeshje nga minuta e parë për t’i ruajtur për finalen e Kupës së Kosovës”

“89-shi është pritur që do ta ketë freskinë dhe do të luaj pa presion pasi edhe matematikisht është kampion i Kosovës edhe luan lojën e vet siç është më së miri”.

“Pas golit të tretë ra motivi i lojtarëve por edhe disa u ruajtën për mos të pësuar ndonjë lëndim për shkak të Kupës”.

Ai në fund i ka uruar suksese përsëri Trepçës ’89 duke thënë se është me plot meritë kampione e Kosovës.

“89-shit i uroj suksese edhe në arenën ndërkombëtare, pasi me meritë është kampion i Kosovës”, deklaroi Batatina pas ndeshjes.