Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com
Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kures, në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur në emisionin “Ekipi A” duke treguar se si e kanë mposhtur skuadrën e Ballkanit.
“Ne e dimi që Ballkani ka një skuadër të jashtëzakonshme, vetë fakti që është në këtë pozitë tabelore tregon gjithçka. Kemi qenë shumë të vëmendshëm duke analizuar ndeshjet e Ballkanit. I kemi ditur pikat e forta dhe te dobëta te Ballkanit.
“Me vetë faktin që është bërë ndërrimi i trajnerëve, sidomos trajnerët e që vijnë nga një kampionat tjetër e kanë shumë të vështirë ambientimin në Superligë. Dhe kjo ndikon negativisht tek skuadra e Ballkanit”
“Jemi munduar të luajmë si Barcelona pa sulmues.”
“Jemi brenda objektivave, kemi skuadrën e duhur dhe e kemi kryesine afër e cila po na ndihmon shume”, tha Batatina.
Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin.
/Gazeta Sheshi/