Batatina: Do të luajmë ndaj një super-ekipi, por në Podujevë synojmë të rikthehemi me rezultat pozitiv

Sot në Superligën e Kosovës do të zhvillohen dy takime mjaft interesante që do ta hapin siparin e xhiros së 9-të, ose të fundit për fazën e parë.

Takimi më interesant padyshim që do të jetë në mes Feronikelit dhe Llapit, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Gazetasheshi.com

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar për këtë takim duke theksuar se do të përballen ndaj një super-ekipi, por që udhëtimi i tyre në Drenas do të jetë për një rezultat pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për shkak se përballë kemi një super-ekip si Feronikeli. Por, ne do të udhëtojmë për ta dhënë maksimumin dhe mos të mposhtemi duke aplikuar një lojë të mirë”, është shprehur Batatina për “Kohën”

Takimi në mes Feronikelit dhe Llapit do të zhvillohet më fillim nga ora 14:00.

/GazetaSheshi/