Batatina bën paralele mes Llapit dhe Barcelonës

133

Llapi ka marrë një tjetër goditje në luftën për titull, deri sa është mposhtur këtë vikend gjatë udhëtimit tek Istogu (2-0), mirëpo trajnerin e kësaj skuadre, Tahir Batatina, nuk e ndal askush të besojë në luftën për titullin kampion, transmeton Gazeta Sheshi.

Madje Batatina bën një paralele interesante ndërmjet kampionatit spanjoll dhe atij kosovar, duke marrë Barcelonën si model që mund të arrihet në kampion e lerë më Feronikeli që është lider në elitën e futbollit kosovar.

“Ne nuk do të dorëzohemi deri në fundin e kampionatit. Edhe Barcelona kishte 10 pikë më shumë se vendi i dytë por tani ka vetëm tri. Ne jemi në garë në dy fronte dhe nuk do të dorëzohemi deri në fundin e dy kompeticioneve. Sa i përket lojës futbollistët e Istogut e deshën më shumë fitoren, ndaj dhe e arritën”, potencoi Batatina për mikrofonat e Super Sport Kosovës.

/Gazeta Sheshi/