Bastoret e bëjnë fakt të kryer fitoren e Dritës ndaj Besës, ja kuotat për këtë ndeshje!

346

Drita – Besa është një nga duelet më lehtë të parashikueshme të kësaj fundjave në Superligë.

Kampionët aktual të Kosovës të cilët po kalojnë nëpër një formë të tmerrshme do ta kenë mundësinë e artë që të rikthehen tek fitoret në duelin e sotëm.

“Intelektualët” presin brenda në Gjilan skuadrën e fundit në tabelë, Besën.

Tashmë edhe kompania e madhe e basteve “Bet365” ka vendosur kuotat për këtë përballje.

Drita konsiderohet favorit i madh, pasi fitorja e tyre shpërblehet me kuotën modeste, 1.10 ndërsa në anën tjetër një triumf i Besës vlerësohet me 13.00 dhe do bënte “milioner” këdo që do gjente se ata do fitonin.

Barazimi poashtu kuotohet lartë me 9,00.

Ndryshe takimi starton nga ora 13:30 dhe do të mund ta ndiqni minutë pas minute nga Gazeta “Sheshi”.

/Gazeta Sheshi/