Bastien Toma që po e do Kosova, ka tri oferta nga klube të njohura

Futbollisti nga Kosova, Bastien Toma është në qendër të vëmendjes nga disa klubeve të njohur evropiane.

Siç bën me dije mediumi zviceran “Blick”, Toma është duke u kërkuar nga Monaco, Atalanta dhe Strasburgu.

Futbollisti i Sionit është dëshira e madhe e këtyre tri klubeve, derisa mund të ketë ndonjë ofertë së shpejti.

Megjithatë, 20-vjeçari nuk është duke e menduar largimin nga skuadra elitare zvicerane dhe se dëshiron ta respektojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.

“Jam i vetëdijshëm se ka klube të interesuara për mua, por unë kam kontratë deri në vitin 2021 dhe jam i fokusuar këtu”, tha Toma.

Këtë edicion me Sionin, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 paraqitje.

Ndryshe, Toma në nivel ndërkombëtar luan për grupmoshat U-21 të Zvicrës.

Së fundmi, ai ka qenë i kërkuar edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Tutje, mbrojtësi i krahut ka luajtur edhe në ADO Hag, por ai nuk gjeti kurrë lumturinë dhe rehatinë e duhur te kjo skuadër.