Basketbollistja e njohur kosovare i bashkohet ekraneve televizive

Ajo është njëra ndër lojtaret më të mira në Superligën e Basketbollit të Femrave në vitet e fundit. Ulpiana Emra tashmë pritet që ta pushtojë edhe ekranin televiziv, pasi që pushoi parketet e sportit në Kosovë, shkruan Gazetasheshi.com.

Emra e cila është e diplomuar gjithashtu në fakultetin e gazetarisë dhe nga kjo e hënë (13 janar) ajo pritet që të bëj prezantimin e parë televiziv.

Basketbollistja nga Prizreni do të jetë përkrah gazetarit të njohur kosovar Agon Femiu, në emisionin “Asist”, i cili i dedikohet special basketbollit.

“Nga sonte veç Agon Fehmiut me ju së bashku do të jetë asistuesja e re, Ulpiana Emra të cilën e njihni si basketbolliste dhe tashmë komentuesja e parë e basketbollit në histori të mediumeve shqiptare”, ka njoftuar faqja zyrtare e emisionit “Asist”.

/Gazeta Sheshi/