Basketbollisti serb: Kosova nuk ka qenë e as që do të jetë e Serbisë

Serbia ka marrë edhe një goditje sa i përket çështjes së Kosovës.

Basketbollisti serb, Nikola Kaliniq, ka thënë se Serbia duhet ta harrojë Kosovën.

Basketbollisti ka deklaruar se Kosova nuk ka qenë kurrë e tyre dhe nuk do të jetë asnjëherë.

“Prej se jam lindur, e jam lindur më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës”, ka thënë Kaliniq për Blickin zviceran, përcjell lajmi.net.

“Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje.

“Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve.”, tha më tej basketbollisti serb.