Basketbollisti amerikan krenar që luan për Kosovën

157

Basketbollisti i natyralizuar nga përfaqësuesja e Kosovës, Justin Doellman, është shprehur krenar që do të ndihmojë Kosovën në garat kualifikuese për FIBA EuroBasket 2017.

“Jam i lumtur dhe krenar që do ta ndihmoj Kosovën…Do të jetë shumë interesant. Besoj se do të kemi paraqitje të mira dhe pse jo të bëjmë ndonjë befasi”, ka thënë basketbollisti i Barcelonës në konferencën për media.

Doellman ka lindur në Amerikë. Kosova është pjesë e Grupit E bashkë me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.