Basketbolli vendor vazhdon sonte me një super ndeshje

203

Këtë mesjavë po luhen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll, të cilat për shkak të problemeve të të drejtave transmetuese, u shtynë për një javë.

Liga elitare e basketbollit kosovar vazhdon me orar të ngjeshur.

Sonte, me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet super-sfida në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Në fakt, bëhet fjalë për ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të.

Paraprakisht, mbrëmë Ponte Prizreni e mundi Bashkimin me rezultat bindës.

Kurse, sonte sfidohen skuadrat që synojnë të përfundojnë sa më lartë në tabelë.

Pejanët deri tash i kanë 12 fitore dhe tetë humbje dhe momentalisht e zënë vendin e katërt, ndërsa therandasit kanë 13 fitore dhe shtatë humbje dhe për momentin janë në vendin e tretë.