Bashkohen dy klubet e Superligës, nesër në FFK për t’i “dridhur” gjyqtarët

221

Kryetari i klubit të Gjilanit, Bekim Rexhepi, ka deklaruar se në dakordim me kryesinë e Besës, do ta vizitojnë nesër FFK-në, për t’u takuar me zyrtarët më të lartë të këtij institucioni dhe me kryetarin e Komisionit për Delegim të Gjyqtarëve, Përparim Hasanin, pas pakënaqësive të fundit në lidhje me ndarjen e drejtësisë.

“Kemi biseduar sot me kryesinë e Besës, të cilët po ashtu kanë pakënaqësi me ndarjen e drejtësisë dhe jemi dakorduar që nesër të shkojmë në federatë dhe të takohemi me zyrtarët më të lartë të FFK-së dhe kryetarin e Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve, Përparim Hasani”, deklaroi kryetari i Gjilanit, Bekim Rexhepi për Olle.

Ai iu bënë thirrje edhe klubeve tjera që nëse duan t’ju bashkohen në takim.