Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

225

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do të jetë, Franko Sterle.

Trajneri kroat ka qenë pjesë e skuadrës Zadar, si ndihmës-trajner që nga viti 2014, shkruan Gazetasheshi.com

Postimi i plotë:

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri kroat, Franko Sterle, i cili do ta udhëheq skuadrën tonë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sterle vjen nga skuadra që aktualisht kryeson në kampionatin kroat, Zadar, tek e cila është angazhuar si ndihmëstrajner që nga viti 2014. Ai te kjo skuadër së fundi ishte ndihmësi i kryetrajnerit Veljko Mršić, i cili po ashtu është edhe përzgjedhësi i reprezentacionit A të Kroacisë”, ka shkruar Bashkimi.

Pak me parë Bashkimi, ka ndarë rrugët me Illmen Bajrën. Teksa, Strle do të jetë në udhëheqje të skuadrës që në ndeshjen e nesërme ndaj Trepçës.

Bashkimi në 21 ndeshje të zhvilluara ndodhet në vendin e pestë me 31 pikë të tubuara.

/GazetaSheshi/