Bashkimi plason “bombën”, përforcohet me qendrën amerikane

268

Bashkimi është përforcuar me basketbollistin nigeriano-amerikan, Obinna Oleka

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, duke shkruar se Oleka do të jetë ndihmë e madhe për të arritur objektivat në pjesën e edicionit që ka mbetur, shkruan Gazetasheshi.com

Oleka është i gjatë 203 dhe luan në pozitat 4/5

”Obinna Oleka vjen nga skuadra suedeze Djurgarden, me të cilën ka pasur mesatare prej 11.1 pikëve dhe 8.8 kërcimeve në 19 ndeshje të zhvilluara”, thuhet nder tjera në njoftimin e Bashkimit.

27 vjeçari ka një ka karrierë të pasur në ligat ndërkombëtare, ku me parë ka luajtur për skuadrat si KTE-Duna (Hungari), Gigantes de Jalisco (Meksikë), St. John’s Edge (Kanadë), Argention de Junin (Argjentinë) si dhe Enea Brindisi (Itali).

/GazetaSheshi/