Bashkimi ndanë rrugët me Bajrën

262

Illmen Bajra më nuk do të jetë trajner i Bashkimit, shkruan Gazetasheshi.com

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke shkruar se me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

“Illmen Bajra nuk do të jetë më në krye të skuadrës sonë. Me marrëveshje të dyanshme klubi dhe trajneri kanë ndërprerë bashkëpunimin e deritashëm.

KB Bashkimi falenderon trajnerin Bajra për kontributin e tij të dhënë për ngjyrat portokallezi që nga shtatori i vitit 2019 kur ishte emërtuar kryetrajner”, thuhet nder tjera në njoftimin e Bashkimit

Gjithashtu, emri i cili po përflitet ta marrë skuadrën nga Prizreni, është kroati Franko Sterle i cili së fundmi ka qenë pjesë të skuadra e madhe kroate, Zara.

/GazetaSheshi/