Bashkëthemeluesi i “Apple” kritikon orën “Apple Watch”

88

Bashkëthemeluesi i gjigantit “Apple”, Steve Wozniak, ka thënë se nuk e njeh më kompaninë të cilën e ka themeluar vet, për shkak të produkteve të saj, siç është ora “Apple Watch”.

Në një intervistë për “Reddit”, Wozniak ka shkruar: “E dua orën time të Apple-it, por – të dërgon në një dyqan orësh ku shkon për të blerë një orë me çmim ndërmjet 500 – 1,100 dollarë, bazuar në atë se sa i rëndësishëm mendon se je si person.”

“Dhe i vetmi dallim mes këtyre orëve janë vetëm rripat. 20 orë dore me çmim nga 500 deri në 1,100 dollarë. Rripat janë dallimi i vetëm? Epo, kjo nuk është kompania “Apple”, apo kompania që me të vërtetë ndryshoi botën aq shumë.”

Përgjigjet e Wozniakut erdhën pas pyetjes rreth mendimit të tij për performancën e shefit ekzekutiv, Tim Cook. /KosovaPress/