Bartra, “vëllau binjak” i mesfushorit të Gjilanit

611

Nëse dikush mendon se Marc Bartra luan për Gjilanin, nuk i zihet për të madhe. Ngjashmëria e tij dhe e mesfushorit të klubit kosovar, Kreshnik Nebihu të bën të mendosh se mbrojtësi spanjoll luan për ekipin kosovar.

Bartra i cili para pak ditësh u huazua te Borussia Dortmund llogaritet si “vëlla binjak” i Nebihut nëse merret parasysh ngjashmëria.

Natyrisht, dallimi në cilësi mund të jetë i madh, por kështu nuk mund të thuhet edhe për pamjen e jashtëshme.