Barcelonës i kushton 1 milionë euro goli

187

Në dekadën e fundit, Barcelona është klubi që i është dashur të paguajë më shumë parà se të gjitha klubet e mëdha evropiane, për çdo gol të shënuar nga lojtarët e vet. Statistikat i ka publikuar e përditshmja spanjolle “Marca” në një artikull shumë të detajuar, ku krahasohen kostot e çdo goli të shënuar nga blerjet e reja (që nga sezoni 2006-2007). Rezultati: katalanasit kanë paguar mbi 1 milion euro në transferime për gol. Real Madridit, ndërkohë, i është dashur të paguajë “vetëm” 415981 euro sa herë që topi ka prekur rrjetën kundërshtare, që është investimi i dytë më i mirë pas Bayernit, nga tetë skuadra gjithsej të krahasuara.

tabela 1

Edhe pse “Los Blancos”-ët paguan gjithsej 187 milionë euro për blerjen e yjeve Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, rekordi i tyre i golave të shënuar ka qenë kaq i jashtëzakonshëm ndër vite, saqë kanë justifikuar më së mirë paratë e shpenzuara. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lojtarët e transferuar në “Camp Nou”, të cilët jo gjithnjë kanë qenë të suksesshëm, sidomos Zlatan Ibrahimovic, i blerë për 69.5 milionë euro. Suedezi – faktikisht – luajti vetëm një sezon te Barcelona, gjatë të cilit gjeti rrjetën 22 herë. Çdo gol i tij u ka kushtuar 3.159 milionë euro katalanasve. Krejt ndryshe është raporti i “bomberit” te PSG-ja, klub që ka paguar “vetëm” 134615 euro për çdo gol me firmën “Zlatan”.

tabela 2I çuditshëm është fakti se as Manchester City, një makineri autentike e shpenzimit të paràve në merkato, nuk ka dalë më i humbur se Barcelona. Edhe pse nuk ka një shpjegim objektiv të gjithëpranueshëm pse klubi “blaugrana” ka një statistikë të tillë, gjithsesi, duhet përmendur se shifrat e Barcelonës janë të ndikuara shumë nga Lionel Messi, i cili nuk është faktor në llogaritje, ngaqë është lojtar akademie, por golat e tij përfshihen në shumatoren e golave të Barçës dhe kjo veçse rrit mesataren e eurove të shpenzuara për gol.

bayern-e1461097171885-780x439