Barcelona spektakël me 6 gola

134

Barcelona ka fituar 6-1 ndaj Celta Vigos duke dhuruar spektakël golash. Protagonist i kësaj ndeshje ishte Lionel Mesi, i cili shënoi golin e parë për katalanasit duke hapur ‘rrugën’ edhe për pesë gola e tjerë.

Në minutën e 82′ të pjesës së dytë kur rezultati ishte 3-1 për Barcelonën, Mesi fiton një penallti në zonë të cilën e ekzekuton vetë por me një ndryshim – topin ia pason shokut të tij të skuadrës, Luis Suares. Ky i fundit nuk mendohet dy herë të shënojë golin e katërt dhe të tretin për të në këtë sfidë.

Ekzekutimi i pazakontë i 11-metërshit ka hapur polemika në shtypin spanjoll lidhur me vlefshmërinë e pozicionit të Suarezit.

Ndërkaq, me fitoren arritur mbrëmjen e së dielës, skuadra e Luis Enrikes ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, i ndjekur nga Atletiko Madrid me 54 pikë në vendin e dytë.