Barcelona s’ka të ndalur, largon edhe një futbollist (FOTO)

289
Munir El Haddadi do të largohet nga Barcelona.

Munir El Haddadi nuk do të jetë futbollist i Barcelonës në vazhdim të këtij sezoni.

Sulmuesi kërkon më tepër hapësirë për lojë tek gjiganti katalan.

Dhe, trajneri Luis Enrique është i gatshëm të lejojë largimin e tij, përderisa mbërrin ta transferojë Paco Alcacer nga Valencia, raportojnë mediat spanjolle.

Kurse, El Haddadi pikërisht do të shkojë në drejtim të kundërt, duke nënshkruar me Valencian.