Barcelona siguron finalen e Kupës së Mbretit, eliminon Atleticon (Video)

Barcelona ka siguruar plasmanin në finalen e Kupës së Mbretit.

Skuadrës së Luis Enrique i ka mjaftuar barazimi 1:1 në ‘Camp Nou’ ndaj Atletico Madridit, për të siguruar finalen e Kupës së Mbretit, shkruan lajmi.net.

Barcelona ndeshjen e nisi me rezultat shumë të favorshëm, pasi ndeshjen e parë në udhëtim e kishte fituar 1:2.

Luis Suarez në minutën 43’, e kaloi në epërsi Barcelonën.

Në pjesën e dytë, në minutën e 80’, Gamerio dështoi të barazoi rezultatin, kur nuk shënoi nga penalltia.

At që bëri nga penalltia, e bëri tre minuta më vonë nga loja, kur barazoi në 1:1, gol që në fund nuk vlejti për skuadrën e tij, që u eliminua nga Kupa.

Barcelona në finalen 27 majit, takohet me fituesin e përballjes tjetër, Deportivo Alaves – Celta Vigo.