Barcelona "rrëmben" super yllin belg (FOTO)

Pas zyrtarizimeve të futbollistëve Umtiti dhe Denis Suarez, skuadra blaugranase është vënë pas sulmuesit të Atletico Madridit, Yannick Carrasco. Siç raporton mediumi spanjoll Cadena Ser, skuadra azulgranase është shumë e interesuar të sjellë në Camp Nou reprezentuesin belg, përcjellë Gazeta Sheshi.

Klauzola e Carrascos ka vlerën e 40 milionë eurove, një shifër e kapshme për drejtuesit e skuadrës blaugrana që dëshirojnë të invesojnë më tepër në repartin e sulmit.

Carrasco ka patur paraqitje mbresëlënëse sezonin e shkuar, duke ndihmuar skuadrën e tij Atletico Madrid drejt plasimit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Carrasco pelea con Messi en un Atlético-Barcelona.