Barcelona nuk ka dashur ta shese portierin Marc-André ter Stegen, edhe pse për gjermanin i ishin ofruar 30 milion euro
Manchester City dhe Liverpool kanë dështuar ta transferojnë portierin e Barcelonës, Marc-André ter Stegen.
City i ka ofruar kampionit të Spanjës 30 milion euro për shërbimet e gjermanit, derisa Liverpool ka ofruar 4 milion më pak.
Pavarësisht këtyre ofertave të majme, drejtuesit e klubit nga Cmap Nou nuk kanë dashur ta shesin ter Stegenin, të cilin dëshirojnë ta mbajnë për vete. /Express/