Barcelona provokon Real Madridin me një foto nga Santiago Bernabeu në ditën e të lumturisë

20 marsi njihet ndryshe si dita e lumturisë. Pikërisht për këtë arsye FC Barcelona ka zgjedhur një imazh nga festa e fundit e tyre në stadiumin e rivalëve të përbetuar të Real Madrid-it për ti uruar ndjekësve të tyre, transmeton Gazetasheshi.com nga Marca.com.

Në imazhin e publikuar gjithashtu i kanë bashkangjitur shprehjen:

“Një imazh vlenë më shumë se 1,000 fjalë”.

“Urime dita e lumturisë”, ka shkruar klubi blaugrana.

/Gazeta Sheshi/