Barcelona nënshkruan me Ronaldinhon

241
Ronaldinho do të rikthehet sërish në ‘Camp Nou’ te Barcelona.

Por, kësaj here ish më i miri i botës, nuk do të luaj te Barcelona, por do të ketë një rol tjetër.

36 vjeçari që kaloi vitet më të arta në karrierë të Barcelona, duke fituar titullin e Ligës së Kampionëve e po ashtu edhe Topin e Artë, do të ketë rolin e ambasadorit te skuadra blaugrane.

Barcelona do të hap një zyre të re në Nju Jork në SHBA më 6 shtator për t’u rritur ndërkombëtarisht, dhe kjo zyre ka bërë që të ribashkohet Barcelona dhe Ronaldinho.