Barcelona ndihmohet gjithmonë nga gjyqtarët!!!

129

Fitorja me përmbysje kundër Atletico Madrid, ka hapur polemika në Spanjë për mënyrën e trajtimit të Barcelonës nga gjyqtarët e ndeshjes.

Ndëshkimi me të kuq i Torres dhe anashkalimi i Suarez në dy pozicione shkaktoi reagime në media, kryesisht ato madrilene. Gjatë shkrimit të saj, sportivja “Marca” pohon se Barça është skuadra që ka luajtur më shumë në Champions, kundër ekipeve që kanë mbetur me 10 lojtarë.

Barcelona ka luajtur 215 sfida europiane, që nga koha kur turneu u quajt “Champions League”, dhe 30 prej tyre i ka luajtur në superioritet numerik. Akuza më të rënda kanë lëshuar lojtarët e Atleticos, të cilët në deklaratat e tyre kanë theksuar se, Barça mbrohet nga gjyqtarët.

Nga ana tjetër, trajneri Diego Simeone nuk ka folur hapur për bëmat e gjyqtarit pas ndeshjes, duke ditur se UEFA është hakmarrëse ndaj deklaratave të tilla thumbuese. Ndeshja e kthimit, javën e ardhshme, do të jetë edhe më e nxehtë, kjo për faktin se, pas asaj që ndodhi në “Camp Nou”, UEFA duhet të mendohet mirë për gjyqtarin që do të dërgojë për gjykim në “Vicente Calderon”.

auto_barca_milan1459985569

Rastet kur Barcelona është favorizuar sidomos në Ligën e Kapionëve janë të panumërta, pasi ato kanë nis të bëhn evidente që nga viti 2005, kur në ndeshje kundër Chelsea, me të kuq largohet Drogba. Vjen rasti i tjetër një vit më vonë kur në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Camp Nou në ndeshjen  kundër Milanos, i anulohet goli i pastër Shevchenkos, gol që dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Më pas kartonët e kuq në ndeshje kundër Interit me 2010, kur Motta largohet nga loja pa e prek fare “simuluesin2 e përkryer Buequets. Një vit më vonë kundër Arsenalit largohet me të kuq sulmuesi Van Persie, i cili gjuajti në drejtim të portës pasi nuk e dëgjoi fishkëllimën e gjyqtarit kur në stadium ishin gati 100.000 shikues.

Një vit tjetër sërish në Camp Nou i dhurohet një penallti kundër Milanos, ende pa u harkuar topi në zonë, edhe pse rasti më i rëndë në histori të kësaj gare ishte në vitin 2009, kur Chelsea nuk i jepen së paku tri penallti në Stamford Bridge.

auto_iniesta1459985593/korneri/