Barcelona luan pa MSN

124

Kalendari i dërgon në Ipurra djelmoshat e Luis Enriques, që duhet të përballen me skuadrën vendase Eibar, me fillim nga ora 16:00. Për dallim nga duelet tjera, në këtë ballafaqim, azulgranasit nuk do të kenë në dispozicion formulën MSN, pas suspendimit me kartonë të Neymar, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Mirëpo, ky nuk është dueli i parë që blaugranasit nuk kanë në dispozicion të plotë treshen Messi-Suarez-Neymar, pasi edhe në të kaluarën, njëri nga yjet kryesore të skuadrës ka munguar.

Në total treshja e njohur nuk kanë qenë së bashku në 20 paraqitje, duke regjistruar 15 fitore, katër barazime, një disfatë dhe një titull i humbur.

/Gazeta Sheshi/