Barcelona – Leicester, ky është rezultati përfundimtar i ndeshjes (VIDEO)

314

Barcelona ka mposhtur 4:2 Leicester Cityn, në miqësoren e organizuar në kuadër të International Champions Cup.

Kampionët e La Ligës, patën një fillim të mirë duke shënuar tre gola në pjesën e parë.

El Haddadi shënoi dy gola në minutat 26’ dhe 45’, ndërsa Luis Suarez shënoi në minutën e 34’.

Leicesteri u këndell në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola me anë të sulmuesit Musa, në minutat 48’ dhe 66’.

Por, Barcelona siguroi fitoren në minutën e 84’, kur Mujica shënoi për 4:2.