Barcelona ka nevojë për një tjetër natë “magjike” në ‘Camp Nou’ (VIDEO)

Juventusi ka bërë një hap të madhe drejt sigurimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ në ndeshjen e parë çerekfinale, ka mposhtur me rezultat të thellë Barcelonën, 3:0.

Juventusi gjatë gjithë ndeshjes tregoi se kishte pritur gjatë për “hakmarrje” ndaj Barcelonës, për humbjen e shkaktuar në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

Ishte sulmuesi Dybala që regjistroi ndeshjen më të mirë të sezonit, duke shënuar dy gola të bukur në pjesën e parë, në minutat 7’-të dhe 22’-të.

Golin e tretë Juventusi e shënoi në pjesën e dytë, me anë të mbrojtësit Chiellini, në minutën e 55’-të, për 3:0.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në ‘Camp Nou’, dhe Barcelona ka nevojë për një tjetër natë magjike, sikurse asaj kundër PSG-së, kur bëri përmbysjen më të madhe në histori të futbollit.