Blaugranasit kanë regjistruar bilancin më të keq në dhjetë vitet e fundit, duke pësuar kolaps total në muajt e fundit. Humbjet në kampionatin spanjoll dhe eleminimi nga Liga e Kampionëve e ka zhytur në krizë të thellë skuadrën që drejtohet nga Luis Enrique, transmeton Gazeta Sheshi.
Në realitet Barcelona e mposhti Atletico Madridin në sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, mirëpo vetëm pas përjashtimit të sulmuesit Fernando Torres, me ç’rast ka lënë të kuptohet se azulgranat kanë kohë që nuk kanë fituar ndaj rivalëve që e përfundojnë ndeshjen me 11 futbollistë.
Katër gola në gjashtë ndeshje, është bilanci i treshes “MSN”, që kanë regjistruar numra shumë inferiorë në krahasim me pjesën tjetër të sezonit.
/Gazeta Sheshi/