Barcelona i ofron Messit diçka të pabesueshme

150

Barcelona është gati t’i ofrojë Lionel Messit një kontratë të përjetshme.

Superyllit argjentinas i kanë mbetur vetëm edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale dhe është lidhur me një transferim te Manchester City e Chelsea gjatë afateve të fundit kalimtare.

Por kampioni i La Ligas do të kërkojë t’u japë fund këtyre spekulimeve, duke i ofruar kontratë të majme Messit.

Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barça do t’i ofrojë Messit kontratë deri në fund të karrierës së tij.

E ardhmja e Messit në Spanjë ishte vënë në dyshim në fillim të verës kur u dënua me 21 muaj burgim për shmangie të taksave dhe besohej se 29-vjeçari nuk ishte i lumtur me përkrahjen e Barçës gjatë rastit gjyqësor.

Barça pritet t’i ofrojë kontratë Messit, pasi të vazhdojë kontratat e Ivan Rakitiqit dhe Luis Suarezit.