Barcelona pas shumë vështirësive ka mposhtur Elchen.
Skuadra katalunase fitoi me rezultat minimal 0 – 2, përballje e vlefshme për xhiron e 20-të në La Liga, shkruan lajmi.net.
Ishte mesfushori Frenkie de Jong që realizoi në minutën e 39-të, për të ndryshuar rezultatin.
Gjatë tërë ndeshjes Barcelona vazhdoi dominimin dhe golin e gjeti i sapo inkuadruari Puig që pas asistimit te De Jong vulosi fitoren (89′).
Ndërkohë, kujtojmë se blaugranasit ishin pa sulmuesi Lionel Messi që ishte i dënuar shkaku i kartonit të kuq.
Pas kësaj fitore, Barcelona mban vendin e tretë me 37 pikë, derisa Elche renditët në pozitën e parafundit me 17 sosh.