Barcelona ecën tutje, Bayern-Juventus drejt vazhdimeve

85

Barcelona i ka dhënë biletën kthyese Arsenalit për në Londër, derisa për vete ka marrë atë që e dërgon drejt çerekfinales në garën më prestigjioze në Europë, Ligën e Kampionëve. Në duelin tjetër Bayern dhe Juventus kanë shkuar drejt vazhdimeve.

Treshja e njohur Messi-Suarez-Neymar, e njohur ndryshe si MSN, i kanë dhënë vulën kualifikimit të blaugranasve, derisa kanë mposhtur edhe në duelin kthyes skuadrën e Arsenalit. Mohamed Elneny realizoi golin e vetëm për topçinjtë që njëherit ishte edhe i nderit, pasi që revolveristët nuk arritën të bënin diç më shumë në këtë fazë të kualifikimeve.

/Gazeta Sheshi/