Barcelona e harron akademinë e klubit

164

Derisa sezonet e shkuara të rinjtë në skuadrën blaugranase kishin vendin e tyre, këtë sezonë janë humbur fare dhe nuk po duken në horizont. Madje, skuadra B e Barcelonës ka rënë nga kategoria sezonin e shkuar si pasojë neglizhencës së zyrtarëve të klubit, transmeton Gazeta Sheshi.

Lojtarë shumë të talentuar sikurse Gerard Lopez, Sergi Samper, Sandro Ramirez apo edhe Adam Traore, kanë patur shumë pak minutazh këtë sezonë.

Akademia e klubit azulgrana e njohur ndryshe si La Massia është njëra ndër shkollat më të mira në botë nga e cila kanë dalë lojtarë të njohur si Pique, Busquets, Jordi Alba, Cesc Fabregas, Pedro e shumë të tjerë.

Në vazhdim ju njohim me listën e lojtarëve që kanë debutuar në skuadrën e parë gjatë këtyre katër sezonave të fundit:

Sezona 2012/13 (Trajner: Tito Vilanova) Carles Planas.
Sezona 2013/14 (‘Tata’ Martino) Adama Traoré, Patric Gabarrón, Jean Marie Dongou. Sezona 2014/15 (Luis Enrique) Munir, Sandro, Sergi Samper, Edgar Ié, Jordi Masip, Alen Halilovic, Gerard Gumbau.
Sezona 2015/16 (Luis Enrique) Wilfrid Kaptoum, Aitor Cantalapiedra.