Barcelona dhe Leicesteri kapen për këtë futbollistë

128

Barcelona dhe Leicester City, siç duket do të rivalizojnë ashpër njëra tjetrën për të transferuar yllin e ri të skuadrës franceze Stade de Rennes, Ousmane Dembele, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç bëjnë të ditura mediat në ishull tashmë skuadra franceze ka refuzuar ofertën e parë të klubit azulgrana prej 35 milionë eurove, deri sa synojnë të përfitojnë sa më shumë para nga shitja e talentit të ri francez.

Në garë për ti rrëmbyer shërbimet e Dembeles është futur edhe skuadra e Leicester City-t që krahas luftës që po bën në kampionatin anglez, tashmë synohet të jetë një rival i papërshtatshëm edhe në tregun e futbollistëve.

Sidoqoftë, “Dhelprat” tashmë e dinë se duhet të ofrojnë më shumë se 35 milionë euro për të hyrë në bisedime edhe pse asgjë nuk do të jetë e sigurt rreth transferimit të Dembeles drejt King Power Stadium.

/Gazeta Sheshi/