Barcelona dëshpëron Enriquen

160
Barcelona nuk është duke menduar që t’ia rinovojë kontratën Luis Enriques.

Kështu ka deklaruar sekretari teknik i klubit, Robert Fernandez.

“Enriquen e shoh me forcë të madhe dhe entuziazëm. Ai kërkon gjithmonë më të mirën, por është i qetë”, deklaroi Fernandez, përcjellë “Lajmi.net”. “Rinovimi i tij nuk është temë diskutimi momentalisht te Barcelona. Ka kohë”, shtoi ai.

Sipas mediave spanjolle, Enriques i mbetet që të triumfojë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, nëse dëshiron ta vazhdojë kontratën.