Barcelona arrin marrëveshje me lojtarin e PSG-s

108

Drejtuesit e Barcelonës kanë arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos, raporton “Goal.com“.

Sipas këtij portali, ish anëtari i Romës ka rënë dakord me ekipin katalunas për një pagë prej 4.5 milion euro në sezon, përcjell Express.

Por, Barcelonës tani i mbetet të arrijë marrëveshje edhe me Paris Saint-Germain,e cila ka kontratë me lojtarin deri në vitin 2019.

Thuhet se ekipi nga Camp Nou i ka ofruar kampionit të Francës rreth 50 milion euro për brazilianin, por ekipi nga Parisi e ka refuzuar këtë ofertë.