Barca thyen rekordin botëror të shpenzimeve brenda një sezoni, lë pas Realin

Nënshkrimi i Coutinhos, i cili është vlerësuar rreth 120 milionë euro plus 40 të tjera varësisht performancës, Barcelona arrin shifrën prej 312.5 milionë eurove të shpenzimeve për sezonin 2017-18.

Në këtë formë katalunasit janë bërë skuadra me më së shumti shpenzime në botë gjatë një sezoni futbollistik.

Gjiganti spanjoll në këtë formë ka lënë pas Real Madridin, e cila mbante rekordin me 257.4 milionë euro në sezonin 2009/10, kohën kur u transferua Cristiano Ronaldo, Leite Kaka dhe disa futbollistë të tjerë.

PSG do të ishin shpenzuesit e padiskutueshëm në këtë klasifikim nëse shuma e blerjes së Kylian Mbappes do të ishte llogaritur në këtë sezon.

Por, shkaku i rregullës së FIFA-s për “Fair Play Finance”, klubi parisien dhe Monako ranë dakord verën e kaluar që të huazohet dhe në fund të sezonit me blerje të detyrueshme prej 150 milionë eurosh, të cilat do të regjistrohen në periudhën e ardhshme verore. Kështu, PSG i bie të ketë shpenzuar 238 milionë në këtë sezon.

Deri në operacionin e Coutinhos, pozitën e dytë e zotëronte Manchester City i Pep Guardiolas, i cili shpenzoi 249.3 milionë euro këtë verë për të dominuar në Ligën Premier.

Theksojmë se shifrat e katalunasve mund të rriten në ditët e ardhshme nëse konfirmohet ardhja e kolumbianit, Yerry Minas.