Barça publikon një video me të gjithë golat e Icardit me fanellën e tyre

Barcelona fitoi ndaj Sevillas në fundjavë, ashtu si Interi ndaj Milanit dhe tani të dy skuadrat dëshirojnë ta vazhdojnë këtë ecuri në Ligën e Kampionëve.

Italianët janë mysafirë në Camp Nou dhe kjo i bën ata më pak favorit për të fituar. Por, me një Mauro Icardi në formë çdo gjë është e mundur për zikaltrit.

Icardi ka lindur në Rosario të Argjentinës, por lëvizi në Spanjë kur ishte nëntë vjeçar. Karrierën e ka filluar në Vecindario, ku shënoi më shumë se 500 gola në gjashtë vite si lojtar i skuadrës të të rinjve.

Në atë kohë skuadra si Barcelona, Real Madridit, Valencia, Sevilla, Espanyol, Deportivo la Coruna, Arsenal dhe Liverpool e kërkuarn, por ishte Barça ajo që e fitoi garën.

Icardi iu bashkua klubit katalunas në sezonin 2008/09 dhe ishte pjesë e skuadrës të U17, por në sezonin tjetër kaloi te U19.

Pasi jeni një ditë para ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit, klubi spanjoll ka kujtuar kohën e argjentinasit te skuadra e tyre, duke publikuar një video me gjithë golat e tij.

Pas Barçës ai kaloi te Sampdoria dhe pastaj te Interit.