Barça “mbretëreshë” e penaltive

110

Edhe zyrtarisht Barcelona është skuadra që ka fituar më së shumti penalti brenda një sezone. Penaltia të cilën e akordoi Sanchez Martinez ndaj Asenjos i cili as që e kishte prekur Neymarin e ka dërguar edhe zyrtarisht në 16-të numrin e panaltive të fituar këtë sezonë, transmeton Gazeta Sheshi.

Kështu, Barcelona barazon rekordin e skuadrës seviliane, Real Betis në sezonin e largët 1986/87.

Duke marrë parasysh penaltitë e kaluara, këtë herë Neymar e konvertoi në gol braziliani Neymar. Vetëm këtë sezonë blaugranasit kanë dështuar në tetë penalti.

/Gazeta Sheshi/