Barça dhe Real Madrid s’janë më të parët në La Liga, ja përse

159

Atletico Madrid është klubi që ka shpenzuar më shumë në La Liga, merkaton e kësaj vere. Finalistët e Ligës së Kampioneve kanë harxhuar më shumë të holla se sa dy gjigandët e pasur të futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, këtë verë. Për skuadrën e Diego Simeones janë shpenzuar 68.6 milionë £ këtë pragsezoni, më shumë se të gjithë në futbollin spanjoll. Real Madridi dhe Barcelona, pas gjatë viteve mbretërim në merkaton e La Liga-s, kur kanë bërë blerje të mëdha, të sërës së Gareth Bale, që sot e kësaj dite mbetet lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë, prej 86 milionë £, apo Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez.

sport
E ndërsa Manchester United është në kërkim të goditjes rekord në këtë drejtim, duke sjellë në “Old Trafford” francezin e Juventusit, Paul Pogba, për shumën e 112 milionë £, surpriza e madhe e kësaj vere është (në Spanjë) Atletico Madrid. Deri më tani, këtë verë, Atletico ka shpenzuar 68.6 milionë £ për yje të tilla si Kevin Gameiro, Nicolas Gaitan, Sime Vrslijko dhe Diogo Jota. Ndërkohë, Barcelona e sheh veten në vendin e dytë për merkaton e kësaj vere, me 67.8 milionë £ blerje. “Mbreti” i merkatos botërore, Real Madridi, është detyruar të përulet kësaj vere, deri tani, duke e parë veten në vendin e katërt në La Liga, me vetëm 25.4 milionë £ të shpenzuara për rikthimin e Alvaro Morata nga Juventusi.