Barça dhe Espanyol, luftë për tekstet shkollore

125

Në një tekst shkollor në Kataloni, janë përshkruar dy shokë të cilët simpatizojnë dy skuadra të ndryshme, mirëpo cilësimet që janë bërë për tifozin e Barcelonës ndaj atij të Espanyol-it, kanë revoltuar zyrtarët e klubit nga Cornella, që kanë kërkuar nga autoritetet katalunase që të përmisojnë tekstet shkollore, ose në të kundërtën ti largojnë ato fare.

Në librin e shkruar  nga autori Agusti Alcoverro, bëhet fjalë për një tifoz të Barcelonës, i cili konsiderohet “i mençur, vigjilent, i bukur, simpatik dhe me shumë klasë”, për dallim nga ai i cili bënë tifo për Espanyol-in, i cili përshkruhet si një “papagall shtatëshkurtër”.

Esp-Bar

Kjo ka ngjallur revoltë të madhe tek zyrtarët e klubit të Espnayol, që madje kanë kërkuar nga autoritetet arsimore në Kataluni ta largojnë librin nga tregu.

“Kemi kërkuar që të largohet libri nga tregu, pasi brenda saj ka përmbajtje fyese dhe është mungesë rrespekti ndaj tifozëve tanë”, thuhet në reagimin e skuadrës nga Cornella-El Prat.